Protestuesit rikthehen në bulevard, policia u kërkon të largohen sërish

Pasi i largoi nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Skënderbej”, policia i ndoqi protestuesit për rreth një orë në rrugët e Tiranës. Ata u rikthyen sërish në bulevard, ku efektivët po u bëjnë thirrje për t’u larguar sërish.
Kur ora shënon 19:47, efektivët po u bëjnë thirrje protestuesve të largohen nga bulevardi, ndonëse këta të fundit nuk po kryejnë veprime kundër forcave të rendit.
The post Protestuesit rikthehen në bulevard, policia u kërkon të largohen sërish appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



