Provokim rus mbi qiejt e NATO-s/ Krisafi: Mbrojtja ajrore polake nuk funksionoi
Në emisionin “War Update” në ABC News, eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ledion Krisafi foli për zhvillimet në botë, duke u ndalur tek konfliktet, më i fundit provokimi rus në qiejt e NATO-s. Nga ana e saj Rusia deklaroi se ishte një incident, por që u përshkallëzua edhe me Estoninë. “Në rastin e Polonisë nuk shkoi [...]Read More...

Në emisionin “War Update” në ABC News, eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ledion Krisafi foli për zhvillimet në botë, duke u ndalur tek konfliktet, më i fundit provokimi rus në qiejt e NATO-s.
Nga ana e saj Rusia deklaroi se ishte një incident, por që u përshkallëzua edhe me Estoninë.
“Në rastin e Polonisë nuk shkoi mirë mbrojtja polake dhe me shumë mundësi ishte test. Ajo që pamë ishte se mbrojtja ajrore polake në këtë ishte e papërgatitur. U ngritën avionë F-35 për të rrëzuar një dron. Nëse do ketë një luftë mes Evropës dhe Rusisë do të jetë ajrore. Ajo që kuptoi NATO në këtë rast ishte që mbrojtja ajrore ishte shumë problematike”, tha mes të tjerash Krisafi.