Pse Ardon Jashari refuzoj Interin?
Merkatoja verore vazhdon të sjellë surpriza dhe histori të forta karakteri. Këtë herë në qendër është Ardon Jashari, mesfushori i talentuar zviceran me origjinë shqiptare, i cili ka treguar qartë se ku e sheh të ardhmen e tij, përcjell albinfo.ch. Sipas gazetarit belg, Sacha Tavolieri, Interi ka bërë një ofertë konkrete për Jasharin: 30 milionë […] The post Pse Ardon Jashari refuzoj Interin? appeared first on Albinfo.

Merkatoja verore vazhdon të sjellë surpriza dhe histori të forta karakteri. Këtë herë në qendër është Ardon Jashari, mesfushori i talentuar zviceran me origjinë shqiptare, i cili ka treguar qartë se ku e sheh të ardhmen e tij, përcjell albinfo.ch.
Sipas gazetarit belg, Sacha Tavolieri, Interi ka bërë një ofertë konkrete për Jasharin: 30 milionë euro plus kartonin e Stankovic për ta bindur Club Brugge që ta lëshojë yllin e mesfushës.
Por pavarësisht ofertës shumë të mirë dhe interesit të madh nga kampionët e Italisë, Jashari ka refuzuar pa hezitim.
Ardon Jashari dëshiron vetëm AC Milanin. Ky vendim i mesfushorit është komentuar si një deklaratë e qartë që tregon jo vetëm ambicien sportive, por edhe preferencat e tij për projektin kuq e zi.
Jashari shihet si një nga mesfushorët më premtues të brezit të tij, duke u përfolur prej kohësh për një hap të madh në një klub elitar europian. Milani, i cili po punon për të forcuar repartin qendror, duket se e ka bindur lojtarin me vizionin dhe besimin që i ka ofruar.
Për momentin nuk ka asgjë zyrtare mes Milanit dhe Brugge, por refuzimi i Interit i ka dhënë kuqezinjve një avantazh të madh. Klubi nga Milano tashmë pritet të intensifikojë kontaktet për ta afruar Jasharin në San Siro brenda afatit kalimtar veror.
The post Pse Ardon Jashari refuzoj Interin? appeared first on Albinfo.