Pse është më mirë të punosh në Cyrih, por të mos jetosh atje
Punoni në Cyrih, por jetoni më lirë: Qytetet më të mira për të kursyer The post Pse është më mirë të punosh në Cyrih, por të mos jetosh atje appeared first on Albinfo.

Jetesa në qytetin e Cyrihut është ndër më të shtrenjtat në Zvicër, me qira që shpesh i kalojnë 3,000 franga për apartamente familjare dhe hapësirë të kufizuar jetese. Për fat të mirë, rrjeti i zhvilluar i transportit publik dhe infrastruktura rrugore e bëjnë të lehtë udhëtimin për në qytet nga rajonet përreth, përcjell albinfo.ch.
Qytete si Winterthur (20 min me tren), Zug (30 min), Schaffhausen, Frauenfeld, Olten, madje edhe Konstanz në Gjermani ofrojnë qira më të ulëta, më shumë hapësirë dhe një cilësi të mirë jetese – duke mbetur brenda një ore udhëtim në Cyrih.
Disa, si Zug, ofrojnë edhe avantazhe tatimore, ndërsa qytete si Olten dhe Frauenfeld janë veçanërisht tërheqëse për familje për shkak të kostove të ulëta dhe shkollimit cilësor.
Nëse punoni në Cyrih, por dëshironi të kurseni, të jetuarit pak më larg mund të jetë zgjidhja më e mençur.
Për më shumë detaje – https://www.thelocal.ch/20210811/maps-the-best-commuter-towns-when-working-in-zurich
The post Pse është më mirë të punosh në Cyrih, por të mos jetosh atje appeared first on Albinfo.