Publikohen pamjet e të dyshuarës për shpërdorim të pasurisë së huaj, Policia kërkon identifikimin e saj

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj” në Mitrovicën e Jugut.
Sipas një njoftimi zyrtar, Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, është duke zhvilluar hetime lidhur me rastin e ndodhur më 31 janar 2026, në sheshin “Mehë Uka”.
Policia ka publikuar fotografi dhe video-sekuenca të personit të dyshuar dhe kërkon nga qytetarët që të ndihmojnë me informacione që mund të çojnë në identifikimin e saj.
Autoritetet bëjnë thirrje që çdo informacion relevant të raportohet në numrat 192 ose 0800 19999, si dhe përmes emailit zyrtar të Policisë së Kosovës.
Burimi i lajmit:orainfo.netShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



