Punonjësit e postës në grevë/ Kanada, pakënaqësira pas thirrjes për reformim të shërbimit postar
Punonjësit e Canada Post kanë nisur një grevë të përgjithshme në të gjithë vendin, duke reaguar ndaj thirrjes së qeverisë kanadeze për transformim të thellë të kompanisë postare, me qëllim përmirësimin e gjendjes financiare dhe modernizimin e operacioneve. Lajmi u konfirmua nga Unioni Kanadez i Punonjësve të Postës (CUPW), i cili deklaroi se greva ka [...]Read More...

Punonjësit e Canada Post kanë nisur një grevë të përgjithshme në të gjithë vendin, duke reaguar ndaj thirrjes së qeverisë kanadeze për transformim të thellë të kompanisë postare, me qëllim përmirësimin e gjendjes financiare dhe modernizimin e operacioneve.
Lajmi u konfirmua nga Unioni Kanadez i Punonjësve të Postës (CUPW), i cili deklaroi se greva ka hyrë në fuqi menjëherë.
“Si përgjigje ndaj sulmit të Qeverisë ndaj shërbimit tonë postar dhe punëtorëve tanë, të gjithë anëtarët e CUPW në Canada Post janë tashmë në grevë mbarëkombëtare,” – thuhet në deklaratën zyrtare të sindikatës.
Greva pritet të shkaktojë ndërprerje të konsiderueshme në dërgesat postare në të gjithë territorin e Kanadasë, përfshirë shërbimet e zakonshme dhe ato të përshpejtuara.
Qeveria federale ka bërë presion mbi Canada Post për të ndërmarrë masa të forta reformuese, për shkak të rënies së të ardhurave dhe rritjes së kostove operacionale, si dhe për të përballuar sfidat e epokës dixhitale.
Sindikatat, megjithatë, e shohin këtë si një kërcënim ndaj vendeve të punës dhe kushteve të punës së mijëra punonjësve, duke theksuar se transformimi nuk mund të vijë në kurriz të të drejtave të punëtorëve.
Bisedimet mes palëve janë në ngërç dhe nuk ka ende një datë për rifillimin e negociatave. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa ndikimi i grevës tashmë ka filluar të ndihet në të gjithë vendin.
/ abcnews.al /