Pushime pa valixhe: Pasagjerët nga Zvicra mbërrijnë në Kosovë pa bagazhe
Edelweiss lë pa bagazhe mbi 100 pasagjerë në Prishtinë The post Pushime pa valixhe: Pasagjerët nga Zvicra mbërrijnë në Kosovë pa bagazhe appeared first on Albinfo.

E çuditshme, por e vertetë, mbi 100 pasagjerë që udhëtuan nga Cyrihu drejt Prishtinës përmes agjencisë ajrore Edelweissmbërritën në destinacionin e tyre pa bagazhet e dorëzuara, shkruan albinfo.ch.
Një prej pasagjerëve, me inicialet S.H, ka njoftuar redaksinë e Albinfo.ch se të gjithë udhëtarët që kishin dorëzuar bagazhet në pikën e nisjes, nuk i kanë marrë ato në Prishtinë.
“Asnjë valixhe nuk ka ardhur me aeroplanin,” tha ai, duke shtuar se udhëtarët mbetën të habitur dhe të shqetësuar nga kjo situatë.
Referuar njoftimit paraprak që u dha para nisjes së fluturimit, problemi kishte të bënte me çështje teknike dhe udhëtarëve iu tha se bagazhet e tyre do të sillen në fluturimet e radhës.
Fluturimi në fjalë kishte në bord kryesisht mërgimtarë që po ktheheshin për pushimet verore në Kosovë. Mungesa e bagazheve ka shkaktuar shqetësim të madh te shumë prej tyre, të cilët kanë mbetur pa gjërat personale. /Albinfo.ch
The post Pushime pa valixhe: Pasagjerët nga Zvicra mbërrijnë në Kosovë pa bagazhe appeared first on Albinfo.