Putin do të marrë pjesë në samitin e BRICS virtualisht
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të BRICS, i cili pritet të zhvillohet javën e ardhshme, në format virtual. Lajmi u bë i ditur në programin televiziv “Moskë. Kremlin. Putin”, i transmetuar në kanalin publik Rossiya-1, ku u sqarua se pjesëmarrja e presidentit rus do të realizohet përmes [...]Read More...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të BRICS, i cili pritet të zhvillohet javën e ardhshme, në format virtual.
Lajmi u bë i ditur në programin televiziv “Moskë. Kremlin. Putin”, i transmetuar në kanalin publik Rossiya-1, ku u sqarua se pjesëmarrja e presidentit rus do të realizohet përmes një video-konference.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, në axhendën javore të Kremlinit përfshihen gjithashtu një takim me qeverinë si dhe një mbledhje e dedikuar zhvillimit të rajoneve të reja të Federatës Ruse.
Ndërkohë, janë parashikuar edhe disa angazhime të tjera ndërkombëtare, të lidhura me veprimtarinë e Agjencisë për Iniciativa Strategjike./abcnews.al