Putin, lavde për Trump: Po punon me energji për marrëveshjen e paqes
Vetëm një ditë përpara se të takohet me Homologun e tij Amerikan për të diskutuar situatën e luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi përpjekjet diplomatike që Donald Trump po bën arritjen e një armëpushimi në luftën e Europës Lindore. Kreu i Shtetit Rus u shpreh u shpreh se e sheh Donald Trump si [...]Read More...

Vetëm një ditë përpara se të takohet me Homologun e tij Amerikan për të diskutuar situatën e luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi përpjekjet diplomatike që Donald Trump po bën arritjen e një armëpushimi në luftën e Europës Lindore.
Kreu i Shtetit Rus u shpreh u shpreh se e sheh Donald Trump si një njeri energjik dhe të sinqertë në përpjekjet e tij për paqe, ndërsa shtoi se në takimin e të premtes në Alaska do të diskutohet edhe mbi një marrëveshje mes Washingtonit dhe Moskës mbi armët bërthamore.
“Jemi këtu për t’iu informuar sesi po shkon procesi i negociatave për krizën Ukrainase. Për fazën që ndodhemi aktualisht me administratën Amerikane, siç e di e gjithë bota dhe sipas mendimit tim, ata po bëjnë përpjekje mjaft energjike dhe të sinqerta për të ndalur armiqësitë, për të ndalur krizën dhe për të arritur marrëveshje që janë në interes të të gjitha palëve të përfshira në konflikt.
Qëllimi do të jetë të krijojmë paqe mes vendeve tona, në Europë dhe në mbarë botën nëse do të arrijmë edhe një marrëveshje në lidhje me kontrollin e armëve bërthamore në mbarë botën.”, tha presidenti rus.
Deklaratat e bëra nga Vladimir Putin këtë të enjte vijnë pasi Presidenti Amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me pasoja të rënda nëse Vladimir Putin nuk pranon një marrëveshje armëpushimi në takimin e të premtes.
Kremlini dhe Washingtoni kanë zbuluar se dy liderët do të fillojnë bisedimet mes tyre në orën 11:30 me kohën lokale të Alaskës, që në Shqipëri i bie të jetë ora 21:30 minuta. Në këtë takim Trump dhe Putin do të jenë kokë më kokë të vetëm përballë njëri tjetrit ku pjesëmarrës të tjerë do të jenë vetëm përkthyes të tyre.
Pas kësaj bisede Trump Putin e cila do të fokusohet tek lufta në Ukrainë, do të ketë edhe takime mes delegacionit Amerikan dhe atij Rus mbi çështje të tjera si marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe çështje të tjera.
Në përfundim të këtyre takimeve, Presidenti Amerikan Donald Trump dhe ai Rus Vladimir Putin do të mbajnë një konference të përbashkët për shtyp ku do të përmbledhin rezultatin e negociatave. Kjo do të ishte hera e parë që një lider rus dhe amerikan mbajnë një konference të përbashkët shtypi që prej vitit 2018, pas takimit Trump Putin në Helsinki.
/abcnews.al/