Putin: Më shumë se 700 mijë ushtarë rusë janë vendosur në Ukrainë! Duhet mobilizim i vazhdueshëm!
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjten se më shumë se 700 mijë ushtarë rusë janë aktualisht të vendosur në vijën e frontit në Ukrainë, duke nënvizuar shkallën e përfshirjes së Moskës në luftën që po hyn në vitin e saj të katërt. Putin dha deklaratën gjatë një takimi të transmetuar në televizion me drejtues [...]Read More...

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjten se më shumë se 700 mijë ushtarë rusë janë aktualisht të vendosur në vijën e frontit në Ukrainë, duke nënvizuar shkallën e përfshirjes së Moskës në luftën që po hyn në vitin e saj të katërt.
Putin dha deklaratën gjatë një takimi të transmetuar në televizion me drejtues të lartë të Dhomës së Ulët të Parlamentit rus (Duma), ndërsa theksoi rëndësinë e “mobilizimit të vazhdueshëm” për operacionet ushtarake në Ukrainë.
Zelensky: Forcat ukrainase po zmbrapsin ofensivën ruse – Shtatë fshatra të çliruar
Në anën tjetër, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas një vizite në rajonin e Donetskut, bëri me dije se forcat ukrainase po kryejnë kundërsulme aktive në frontin lindor, duke rikuperuar shtatë vendbanime të pushtuara nga trupat ruse.
“Në realitet, forcat tona po i mohojnë pushtuesit rus mundësinë për të nisur një ofensivë të plotë, të cilën ata e kishin planifikuar prej kohësh”, tha Zelensky në një deklaratë të regjistruar me video.
Sipas tij, që nga fillimi i operacionit të fundit, janë rimarrë 160 kilometra katrorë, ndërsa mbi 170 km² të tjerë dhe nëntë vendbanime të tjera janë pastruar nga trupat ruse. / abcnews.al /