Putin: ‘Mirëkuptimi’ me SHBA-në i arritur në Alaska hap rrugën për paqe në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin në fjalën e tij në një samit të organizuar nga Pekini në Tianjin të Kinës, mbrojti sulmin e tij ndaj Ukrainës. Ai akuzoi sërish Perëndimin për shkaktimin e konfliktit. “Kjo krizë nuk shpërtheu nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, por është rezultat i një grushti shteti në Ukrainë, i cili u mbështet dhe [...]Read More...

Presidenti rus Vladimir Putin në fjalën e tij në një samit të organizuar nga Pekini në Tianjin të Kinës, mbrojti sulmin e tij ndaj Ukrainës. Ai akuzoi sërish Perëndimin për shkaktimin e konfliktit.
“Kjo krizë nuk shpërtheu nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, por është rezultat i një grushti shteti në Ukrainë, i cili u mbështet dhe u provokua nga Perëndimi”, tha Putin.
Deklarata i referohet lëvizjes pro-evropiane Maidan në Ukrainë, e cila e detyroi presidentin pro-rus të vendit të largohej nga pushteti në vitin 2014. Moska më pas kishte aneksuar gadishullin e Krimesë dhe kishte mbështetur separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, duke shkaktuar një luftë civile.
“Shkaku i dytë i krizës janë përpjekjet e vazhdueshme të Perëndimit për ta tërhequr Ukrainën në NATO”, shtoi udhëheqësi rus.