Putin: Zelenskyn e pres në Moskë/ Presidenti rus: I kam thënë dhe Trump, jam gati për takimin

Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh I gatshëm për t’u takuar me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, por ky takim duhet të mbahet në Moskë dhe të jetë I përgatitur mirë. Teksa fliste me gazetarët në Pekin, ku mori pjesë në Paradën ushtarake të 80-vjetorit të perfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kreu I [...]Read More...

Putin: Zelenskyn e pres në Moskë/ Presidenti rus: I kam thënë dhe Trump, jam gati për takimin

Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh I gatshëm për t’u takuar me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, por ky takim duhet të mbahet në Moskë dhe të jetë I përgatitur mirë.

Teksa fliste me gazetarët në Pekin, ku mori pjesë në Paradën ushtarake të 80-vjetorit të perfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kreu I Kremlinit tha gjithashtu se e ka informuar Donald Trump se një takim është I mundur dhe që Zelensky duhet të shkojë në Moskë.

“Donald më pyeti nëse ishte e mundur të mbahej një takim i tillë. Unë thashë po, është e mundur. Në fund të fundit, nëse Zelensky është gati, le të vijë në Moskë. Një takim i tillë do të zhvillohet.  Nuk kam refuzuar kurrë ta bëj këtë, nëse kjo çon në rezultate pozitive”

Presidenti rus përsëriti se Moska e kundërshton anëtarësimin e Kievit në NATO, por shtoi se çdo vend ka të drejtë të zgjedhë si I ofron siguritë e garancisë për Ukrainën, duke theksuar se siguria e një vendi nuk mund të arrihet në kurriz të një vendi tjetër.

I pyetur në lidhje me rrjedhën e luftës në Ukrainë, Putin tha se ka dritë në fund të tunelit dhe theksoi se nëse mbizotëron logjika, mund të arrihet një marrëveshje e pranueshme për t’I dhënë fund konfliktit.

Ai shtoi se administrata amerikane gjithashtu duket se ka dëshirën dhe vullnetin për të gjetur një zgjidhje, por përsëriti se nëse nuk ka marrëveshje, Rusia do të detyrohet t’I arrijë qëllimet e saj përmes mjeteve ushtarake.

Putin gjithashtu pretendoi se forcat ruse po përparojnë në të gjitha frontet në Ukrainë dhe shtoi se Kievi nuk eshte I afte të nisë ofensiva në shkallë të gjerë.

Kreu I Kremlinit foli edhe në lidhje me masat që janë marrë ndaaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.  Presidenti rus përsëriti se ngjarjet në Ukrainë janë një pretekst për vendosjen e masave ekonomike kundër vendeve të caktuara.

Komentet e Putin erdhën pasi Rusia kreu një sulm masiv ajror ndaj Ukraines duke përorur më shumë se 500 dronë dhe raketa të cilat shënjestruan edhe rajonet perëndimore të vendit, duke përfshirë qytetin Lviv pranë Polonisë. Perveç qytetit Lviv shperthime te forta u degjuan edhe ne Ivano Frankivsk dhe Luts, ndersa mbetetjet e nje droni rane mbi Kiev.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, e përshkroi sulmin si një “goditje masive ndaj infrastrukturës civile dhe e akuzoi Putin, për shfaqje të papërgjegjshmërisë. Ai theksoi se agresioni vazhdon për shkak të mungesës së presionit mbi ekonominë e luftës së Rusisë.

Për shkak të sulmeve, aeroplanët e NATO-s u ngritën mbi Poloni vendin anetar te Aleances Veriatlatnike, ku forcat e armatosura polake njoftuan se arriten gatishmëria maksimale te mbrojtjes ajrore. Pas rreth katër orësh te sulmit rus , forcat ajore te Polake dhe ato te NATO-s u kthyen ne toke në gatishmëri normale. / abcnews.al /