Putinit po i mbaron afati/ Trump telefonon Zelensky, diskuton tarifat për Kremlinin
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump patën një bisedë telefonike me fokusin kryesor te një zgjidhje që do i jepte fund luftës. Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky shkruan se me presidentin amerikan diskutuan sanksionet kundër Rusisë, në një kohë kur ekonomia ruse është në rënie dhe pikërisht për këtë arsye Moska është tepër e [...]Read More...

Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump patën një bisedë telefonike me fokusin kryesor te një zgjidhje që do i jepte fund luftës.
Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky shkruan se me presidentin amerikan diskutuan sanksionet kundër Rusisë, në një kohë kur ekonomia ruse është në rënie dhe pikërisht për këtë arsye Moska është tepër e ndjeshme ndaj vendosmërisë së Trump.
Pjesë e diskutimeve ishin edhe sulmet e fundit ruse, për të cilat Donald Trump është plotësisht i informuar.
Rusia nuk i ka ndalur bombardimet ndaj Ukrainës dhe sulmet e fundit në jug dhe verilindje të vendit kanë lënë të paktën 6 të vrarë, ndërsa katër të tjerë janë vrarë në rajonin e Luhanskut. Të paktën 17 të tjerë u plagosën.
Zelensky dhe Trump diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes. Presidenti ukrainas tha se draft marrëveshja për dronët është përgatitur dhe mbeten për tu diskutuar detajet për ta përfunduar.
Zelensky thehksoi se tashmë ka angazhime nga Holanda, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka për mbi një miliard dollarë për armët amerikane që Ukraina do të marrë.
Telefonata mes dy liderëve vjen pak ditë para afatit të 8 gushtit që Donald Trump i ka vendosur Vladimir Putin për të arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës. Nëse Putin nuk pranon, presidenti amerikan do të vendosë sanksione dhe tarifa të reja ndaj Moskës.