Qëndrimi i palëkundur i Thaçit: Gati të vazhdojë të luftojë për Kosovën

Avokati në ekipin mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prospere, ka folur pas verdiktit dënues ndaj ish-kreut të UÇK-së.
Ai tha se ka ekipi ka folur me Thaçin, dhe që sipas tij, ai është i gatshëm të vazhdojë të luftojë për Kosovën, veten dhe popullin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Ne folëm me zotëri Thaçin, do të takohemi sërish me të, dhe mendoj se e para dhe më e rëndësishmja është se ai vlerëson të gjithë mbështetjen e njerëzve. Ai e kupton që sfida vazhdon, dhe është i përgatitur që të vazhdojë të luftojë për veten, Kosovën dhe njerëzit e Kosovës”, ka thënë ai për gazetarët në Hagë.
The post Qëndrimi i palëkundur i Thaçit: Gati të vazhdojë të luftojë për Kosovën appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



