Qentë endacakë sulmojnë një fëmijë në Mitrovicë, bëhet thirrje për masa urgjente

Një vajzë e vogël është sulmuar këtë të diel nga qentë endacakë në Mitrovicë. Kështu ka bërë të ditur nëna e vogëlushes përmes një postimi  në Facebook. Metihe Dadi-Kastrati bëri të ditur po ashtu se jo vetëm vajza e saj e vogël, Henna, është sulmuar nga qentë endacakë, por edhe vajza e saj e madhe

Qentë endacakë sulmojnë një fëmijë në Mitrovicë, bëhet thirrje për masa urgjente

Një vajzë e vogël është sulmuar këtë të diel nga qentë endacakë në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur nëna e vogëlushes përmes një postimi  në Facebook.

Metihe Dadi-Kastrati bëri të ditur po ashtu se jo vetëm vajza e saj e vogël, Henna, është sulmuar nga qentë endacakë, por edhe vajza e saj e madhe, si dhe nipi i saj.

Përmes këtij njoftimi, Dadi-Kastrati i bëri thirrje komunës së Mitrovicës që të ndërmarrë masa urgjente lidhur me këto sulme.