Qerkini: Krerët e UÇK-së e kanë vendin në Kosovë, kontributi i tyre për lirinë e pavarësinë është thelbësor

Artan Qerkini, avokat i certifikuar për Zyrën e Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale në Hagë thekson se krerët e UÇK-së e kanë vendin në Kosovë sepse kontributi i tyre për lirinë e pavarësinë e Kosovës është thelbësor. “Krerët e UÇK-së e kanë vendin në Kosovë çdo ditë, por sidomos për festa sepse kontributi i […]

Qerkini: Krerët e UÇK-së e kanë vendin në Kosovë, kontributi i tyre për lirinë e pavarësinë është thelbësor


Artan Qerkini, avokat i certifikuar për Zyrën e Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale në Hagë thekson se krerët e UÇK-së e kanë vendin në Kosovë sepse kontributi i tyre për lirinë e pavarësinë e Kosovës është thelbësor.

“Krerët e UÇK-së e kanë vendin në Kosovë çdo ditë, por sidomos për festa sepse kontributi i tyre për lirinë e pavarësinë e Kosovës është thelbësor. Ata do duheshin të ishin prezent, t’i shijojnë frytet e kontributit të tyre. Shpresojmë që Gjykata Speciale sa më parë të filloj t’i zbatoj ato parimet e të drejtës ndërkombëtare lidhur me paraburgimin. U bë  një kohë shumë e gjatë që ata janë në paraburgim se shumica e tyre kanë kontribuar vet që të bëhet Gjykata prandaj nuk ekziston asnjë rrezik që ata të arratisën. Mbajtën e tyre në paraburgim e konsideroj të padrejtë dhe në kundërshtim me standardët ndërkombëtare”, tha Qerkini.

Avokati konsideron se procesi është zvarritur pa nevojë dhe se është vështirë të prognozohet se sa do të zgjasë ky proces.

“Procesi është zvarritur pa nevojë dhe kjo si pasojë e numrin të madh të dëshmitarëve të propozuar nga ana e Prokurorisë. Wshtë vështirë të prognozohet sa do të zgjasë procesi, krejt varet se në tetor i është dhënë një afat Prokurorisë që detyrimisht ta njoftojë Gjykatën se cili dëshmitar do heqë dorë dhe varësisht prej numrit të dëshmitarëve që do të heqin dorë varët edhe kohëzgjatja e gjykimit, kjo do të dihët në tetor të këtij viti”, tha ai.

Në fund, avokati Qerkini tha se nëse Kosova anëtarësohet në KiE, të gjithë qytetart kanë mundësi t’i drejtohën Gjykatës së Strasburgut.

“Ankesat vazhdimisht janë parashtruar në procedurë të rregulltë në të gjitha seancat gjyqësore, mirëpo të gjitha këto ankesa kanë hasur në vesh të shurdhër. Shpresojmë që Kosova shpejt të anëtarësohet në KiE e tani të gjithë qytetart kanë mundësi t’i drejtohën të gjitha Gjykatave të Strasburgut. Nëse jo mbrojtja në liri t’i zbutët masa e paraburgimit sepse paraburgimi është masa më e rëndë procedurale që mund t’i shqiptohët një personi i cili është duke u gjykuar”, tha Qerkini për Front Online.