Qeveria e re, LSDM me kritika për programin dhe kuadrin 

 Lsdm opozitare ka kritikuar programin e qeverisë së re po dhe kuadrit qeverisës. “Nuk ekziston plan i qartë në pjesën e ekonomisë, si do të rritet paga mesatare, si do The post Qeveria e re, LSDM me kritika për programin dhe kuadrin  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Qeveria e re, LSDM me kritika për programin dhe kuadrin 

 Lsdm opozitare ka kritikuar programin e qeverisë së re po dhe kuadrit qeverisës.

“Nuk ekziston plan i qartë në pjesën e ekonomisë, si do të rritet paga mesatare, si do të rriten pensionet, si do të stopohet rritja e çmimeve. Nuk kemi drejtime të qarta sa i takon interesave tona nacionale, anëtarësimit në BE. Edhe potenciali kadrovik nuk mund ti përgjigjet pritjeve të qytetarëve dhe premtimeve që janë dhënë.”, tha Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së.

Spasovski nuk tregoi se si do të veprojnë sa i takon ndryshimeve ligjore të ligjit për vetëqeverisje lokale, në pjesën e zgjedhjes së kryetarëve të komunave të cilët kanë kaluar në një funksion tjetër. Qëndrimin final do ta ndërtojnë pasi ta shohin tekstin. Por mandatari Mickoski theksoi se mbështetjen për ndryshimet ligjore do ta kërkoj në mesin e 120 deputetëve.

The post Qeveria e re, LSDM me kritika për programin dhe kuadrin  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .