Qeveria pas mbarimit të Marshit për liri: Mirënjohje për organizatorët dhe mijëra qytetarët

Qeveria pas mbarimit të Marshit për liri: Mirënjohje për organizatorët dhe mijëra qytetarët

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dalë me një komunikatë pas përfundimit të Marshit për lirinë, ku ka falënderuar organizatorët në Prishtinë.

Qeveria vlerëson në veçanti bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës, i cili kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit.

Komunikata e plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë.

Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi.

Marshi u zhvillua me kërkesën për lirimin e katër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paraburgimi i të cilëve në Dhomat e Specializuara në Hagë ka hyrë në muajin e 70-të.

Qeveria vlerëson në veçanti bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës, i cili kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.