Qeveria e re mban sot mbledhjen e parë
Qeveria e re e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e parë, pas votimit të saj në Kuvend të dielën.
Sipas njoftimit, mbledhja do të nisë në orën 10:00 dhe do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me çështjet që pritet të trajtohen në këtë mbledhje.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.