Qindra kosovarë u nisën sot për në Shëngjin e Velipojë

Bregdeti shqiptar vazhdon të mbetet destinacioni kryesor për turistët kosovarë. Në këto ditë të nxehta vere, ata ia kanë mësyrë Shqipërisë, për të shijuar plazhet dhe bregdetin shqiptar, i cili për ta mbetet më i preferuari. Pronari i “Sharr Travel” Ruzhdi Kurtishaj ka bërë të ditur se vetëm në mëngjesin e sotëm qindra kosovarë janë […]

Qindra kosovarë u nisën sot për në Shëngjin e Velipojë

Bregdeti shqiptar vazhdon të mbetet destinacioni kryesor për turistët kosovarë. Në këto ditë të nxehta vere, ata ia kanë mësyrë Shqipërisë, për të shijuar plazhet dhe bregdetin shqiptar, i cili për ta mbetet më i preferuari.

Pronari i “Sharr Travel” Ruzhdi Kurtishaj ka bërë të ditur se vetëm në mëngjesin e sotëm qindra kosovarë janë nisur për në Shëngjin dhe Velipojë.

“Sot vet i 240-ti, per Shengjin e Velipojë ! Shqiperia do te jete destinacion kryesor turistik per Shqiptaret e Kosoves, ne do te jemi te perkushtuar per te permbushur misionin tone ndaj çdo klienti dhe Shiptari per te pushuar shqip ne vendet shqipfolëse.  Disa qe jane tmerruar nga puna dhe perkushtimi yne i madh per turizmin shqipfoles, po tentojne te zbehin imazhin dhe punen tone permes disa shkrimeve dhe shpifjeve ne disa portale qe nuk kan as adrese dhe qe nuk perfaqesojne askend dhe asgje, por nuk do te arrijne asnjehere te mposhtin besimin e qytetareve te krijuar me dekada per Sharr Travel per te pushuar ne bregdetin Shqiptare”, ka thënë Kurtishaj.