Qindra vullnetarë pastrojnë parqet kombëtare në Shqipëri

Nisma “Male të Pastra” është rikthyer sërish këtë vit, ku sot u zhvilluan aksione pastrimi në parqet kombëtare të Dajtit, Tomorit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenikut, Korab-Koritnikut si dhe në Alpet Shqiptare. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky aksion pastrimi, i cili, sipas tij, është kthyer në traditë në datën […] The post Qindra vullnetarë pastrojnë parqet kombëtare në Shqipëri appeared first on Albinfo.

Qindra vullnetarë pastrojnë parqet kombëtare në Shqipëri

Nisma “Male të Pastra” është rikthyer sërish këtë vit, ku sot u zhvilluan aksione pastrimi në parqet kombëtare të Dajtit, Tomorit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenikut, Korab-Koritnikut si dhe në Alpet Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky aksion pastrimi, i cili, sipas tij, është kthyer në traditë në datën 26 gusht, raporton atsh, përcjell albinfo.ch.

“Nisma ‘Male të Pastra’, me një organizim shembullor në 10 Parqe Kombëtare e Natyrore në të gjithë Shqipërinë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ku me qindra vullnetarë, institucione, organizata dhe plot të tjerë bëhen pjesë e aksioneve të pastrimit e ndërgjegjësimit”, u shpreh Rama.

Kryeministri vlerësoi punën e realizuar me përkushtim dhe dashuri për zonat e mbrojtura, “këto xhevahire të natyrës sonë, ku ekosistemet meritojnë të jenë të pastra dhe të shëndetshme”.

Aksioni i pastrimit “Male të Pastra” angazhoi qindra vullnetarë, të cilët larguan qindra kilogramë mbetje nga parqet kombëtare.

The post Qindra vullnetarë pastrojnë parqet kombëtare në Shqipëri appeared first on Albinfo.