Qiratë studentore në Gjermani arrijnë nivele rekord

Dhomat e përbashkëta studentore dyfish më të shtrenjta në qytetet kryesore The post Qiratë studentore në Gjermani arrijnë nivele rekord appeared first on Albinfo.

Qiratë studentore në Gjermani arrijnë nivele rekord

Dhomat e përbashkëta për studentët po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme në shumë qytete gjermane. Sipas Institutit Empirica, çmimet e qirasë janë rritur më shpejt se kostoja e përgjithshme e jetesës, duke e bërë jetesën studentore një sfidë të madhe financiare, transmeton albinfo.de.

Një dhomë mesatare në Siegen kushton rreth 350 euro, ndërsa në Mynih çmimi arrin 750 euro, më shumë se dy herë më shumë. Studimi tregon se qytetet më të vogla dhe me prestigj më të ulët ofrojnë qira më të përballueshme, por diferenca mes qyteteve është e konsiderueshme.

Qiratë e dhomave të përbashkëta janë rritur me 74% që nga viti 2012, ndërsa çmimet mesatare të konsumit vetëm me 32%. Sipas ekspertëve, kjo ndodh për shkak të mungesës së strehimit dhe rritjes së numrit të studentëve, ndërkohë që ndërtimi i banesave të reja ka qenë i kufizuar, veçanërisht në periferi të qyteteve.

Ekspertët rekomandojnë zgjedhje alternative: studentët që nuk mund të përballojnë qiratë në qytetet e mëdha mund të studiojnë në universitete të tjera, si Jena, Erfurt, Siegen apo Kassel, të cilat ofrojnë edukim të kualitetit të lartë dhe çmime më të përballueshme, shkruan dw.

Sipas Reiner Braun nga Empirica, zgjidhja afatgjatë është ndërtimi i më shumë banesave studentore, duke lehtësuar presionin mbi qendrat urbane dhe çmimet e qirave./Albinfo.de

The post Qiratë studentore në Gjermani arrijnë nivele rekord appeared first on Albinfo.