Ja kur qytetarët do të marrin 2.100 denarët e TVSH-së

Qytetarët që kanë skanuar kuponë fiskalë përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” (MojDDV) gjatë periudhës korrik–shtator 2026, pritet t’i marrin paratë më së voni deri më 30 nëntor.
Shuma maksimale e kthimit është 2.100 denarë për person, ndërsa një familje katëranëtarëshe mund të përfitojë deri në 8.400 denarë, nëse të gjithë anëtarët e arrijnë kufirin maksimal.
Drejtoria e të Ardhurave Publike ende nuk ka njoftuar datën e saktë të fillimit të pagesave.
Për produktet dhe shërbimet vendase kthehet 20% e TVSH-së së llogaritur, ndërsa për produktet dhe shërbimet e tjera 10%.
Qytetarëve u rekomandohet të kontrollojnë të dhënat e llogarive bankare në aplikacion, për të shmangur vonesat në pagesë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



