Qytetarët mund të paguajnë borxhin e Higjienës Komunale Shkup pa kamatë në periudhën 19 qershor – 31 korrik 2024
NP Higjiena Komunale – Shkup i njofton shfrytëzuesit e saj – personat fizikë nga amvisëritë (të paditur dhe të rregullt) të cilët kanë borxh të mbetur për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale përmes llogarisë së përbashkët me NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup, se nga sot – 19 qershor duke përfunduar me 31 korrik […]
![Qytetarët mund të paguajnë borxhin e Higjienës Komunale Shkup pa kamatë në periudhën 19 qershor – 31 korrik 2024](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/07/Pastrimi-i-mbeturinave-nga-Higjiena-Komunale.-Foto-nga-Suad-Bajrami-Portalb.mk_-1.jpg?fit=1024%2C768&quality=89&ssl=1)
NP Higjiena Komunale – Shkup i njofton shfrytëzuesit e saj – personat fizikë nga amvisëritë (të paditur dhe të rregullt) të cilët kanë borxh të mbetur për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale përmes llogarisë së përbashkët me NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup, se nga sot – 19 qershor duke përfunduar me 31 korrik 2024, kanë mundësinë të paguajnë të njëjtën pa llogaritje të kamatës për pagesën e vonuar, transmeton Portalb.mk.
Pagesa e këtyre borxheve të mbetura do të zhvillohet përmes pikëpagesave të NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup (përveç padisë që daton nga viti 2007).
“Mundësia për pagesën e borxhit të mbetur pa llogaritje të kamatës në periudhën e caktuar iu referohet edhe shfrytëzuesve – personave fizikë nga amvisëritë (të paditur dhe të rregullt) tek të cilët shërbimi për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale paguhet vetëm përmes llogarisë së NP Higjiena Komunale – Shkup (zona rurale dhe shfrytëzues nga komuna Shuto Orizarë). Pagesa e këtyre borxheve të mbetura do të bëhet në pikëpagesën e NP Higjiena Komunale – Shkup, në rrugën Boro Todoroviq nr. 2”, thonë nga NP Higjiena Komunale.