Qytetari në Pejë gjen kuletën me mbi 1000 dollarë, e dorëzon në Polici
Një rast i ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare është shënuar sot në qytetin e Pejës. Në Stacionin Policor Pejë është paraqitur qytetari Gjelal Mulaj, i cili kishte gjetur një kuletë në një qendër tregtare në këtë qytet. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, “në këtë kuletë kishte të holla prej njëmijë e njëzet (1020) dollarë amerikanë

Një rast i ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare është shënuar sot në qytetin e Pejës. Në Stacionin Policor Pejë është paraqitur qytetari Gjelal Mulaj, i cili kishte gjetur një kuletë në një qendër tregtare në këtë qytet.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, “në këtë kuletë kishte të holla prej njëmijë e njëzet (1020) dollarë amerikanë, pesëdhjetë e gjashtë euro e pesëmbëdhjetë cent (56.15) euro, dhe një kartel identifikuese.”
Pas pranimit të kuletës, Policia ka identifikuar dhe kontaktuar personin të cilit i kishte humbur. I njëjti është ftuar në Stacionin Policor Pejë dhe, nga zyrtarët policorë, iu është kthyer kuleta së bashku me të hollat.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin për veprimin e tij dhe ka vlerësuar nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare që ai ka treguar me këtë akt.