Qytetari nga Hani Elezit dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 19:15, një qytetar M. Th, 51 vjeç, nga fshati Paldenicë dorëzoi në stacionin policor në Han të Elezit, një portofol që e kishte gjetur në këtë qytet. Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 615.12 euro, një zinxhir dore dhe dokumente personale. “Pas verifikimit, portofoli

Qytetari nga Hani Elezit dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 19:15, një qytetar M. Th, 51 vjeç, nga fshati Paldenicë dorëzoi në stacionin policor në Han të Elezit, një portofol që e kishte gjetur në këtë qytet.

Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 615.12 euro, një zinxhir dore dhe dokumente personale.

“Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i L.L. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin M. Th, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në komunikatën për media.