Qytetarja nga Peja dorëzon në polici kuletën e gjetur me një shumë të madhe të parave
Më 24 shtator, në stacionin policor në Pejë është paraqitur qytetarja Valbona Bytyqi e cila kishte gjetur një kuletë në një qendër tregtare të këtij qyteti. Në kuletë ishin: 557 euro, 320 dollarë amerikanë dhe 600 franga zvicerane. Sipas njoftimit, policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, dhe e

Më 24 shtator, në stacionin policor në Pejë është paraqitur qytetarja Valbona Bytyqi e cila kishte gjetur një kuletë në një qendër tregtare të këtij qyteti.
Në kuletë ishin: 557 euro, 320 dollarë amerikanë dhe 600 franga zvicerane.
Sipas njoftimit, policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, dhe e njëjta është ftuar në stacion.
Zyrtarët ia kthyen qytetares kuletën së bashku me të holla.
“Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet tutje në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.