Qyteti bregdetar italian vendos masa të ashpra: ndalohet lypja, alkooli dhe ecja me bikini në publik
Bashkia e Portofinos, një prej qyteteve më luksoze turistike në Itali, ka miratuar një rregullore të re që ndalon lypjen në të gjithë qendrën, përfshirë sheshet, parkingjet publike, skelën Umberto I dhe pranë kishave. Vendimi, i firmosur nga kryetari Matteo Viacava, do të jetë në fuqi nga 14 korriku deri më 30 shtator dhe synon […] The post Qyteti bregdetar italian vendos masa të ashpra: ndalohet lypja, alkooli dhe ecja me bikini në publik appeared first on Albinfo.

Bashkia e Portofinos, një prej qyteteve më luksoze turistike në Itali, ka miratuar një rregullore të re që ndalon lypjen në të gjithë qendrën, përfshirë sheshet, parkingjet publike, skelën Umberto I dhe pranë kishave. Vendimi, i firmosur nga kryetari Matteo Viacava, do të jetë në fuqi nga 14 korriku deri më 30 shtator dhe synon të mbrojë imazhin turistik të qytetit.
Përveç lypjes, ndalohet edhe:
Konsumimi ose mbajtja e alkoolit në rrugë dhe sheshe
Shtrirja përtokë, mbi stola ose mure publike
Ulja përtokë në sheshe dhe rrugë
Ecja me rroba banje, gjoks të zhveshur ose zbathur
Krijimi i zhurmave pas mesnate
Shkelësit do të gjobiten nga 25 deri në 500 euro. Autoritetet lokale theksojnë se këto masa synojnë ruajtjen e rendit publik dhe standardeve të larta turistike që e kanë bërë Portofinon një destinacion elitar në botë.
The post Qyteti bregdetar italian vendos masa të ashpra: ndalohet lypja, alkooli dhe ecja me bikini në publik appeared first on Albinfo.