Rahoveci gati për sezonin e vjeljes së rrushit – “Stone Castle Vineyards & Winery” hap dyert për pranim të prodhimit vendor

Në prag të fillimit të sezonit të vjeljes së rrushit, kompania “Stone Castle Vineyards & Winery”, ka njoftuar gatishmërinë për të pranuar rrushin nga fermerët e zonës. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Laitifi ka shprehur mirënjohje  për Rrustem Gecaj, bashkatdhetar me kontribut  në rrugën e lirisë së Kosovës, lobues i fuqishëm shqiptaro-amerikan dhe investitor

Rahoveci gati për sezonin e vjeljes së rrushit – “Stone Castle Vineyards & Winery” hap dyert për pranim të prodhimit vendor

Në prag të fillimit të sezonit të vjeljes së rrushit, kompania “Stone Castle Vineyards & Winery”, ka njoftuar gatishmërinë për të pranuar rrushin nga fermerët e zonës.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Laitifi ka shprehur mirënjohje  për Rrustem Gecaj, bashkatdhetar me kontribut  në rrugën e lirisë së Kosovës, lobues i fuqishëm shqiptaro-amerikan dhe investitor i rëndësishëm në ekonominë vendore.

Që nga viti 2006, Gecaj ka zhvilluar veprimtarinë e tij në Kosovë duke investuar me përkushtim në vreshta dhe prodhimin e verës, duke mbështetur për më shumë se 19 vjet vreshtarët e Rahovecit me treg të sigurt për prodhimin e tyre.

Sipas Smajlit, “Stone Castle” nuk është vetëm një verari e madhe dhe e suksesshme, por edhe një ambasador i vlerave të Rahovecit në mbarë botën.

Mes tjerash, ai ka përmendur faktin se Gecaj, ishte i shpallur “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, që e ruan traditën e kultivimit të rrushit dhe prodhimit të verës, si dhe  hapjen e  mundësivetë reja për zhvillimin ekonomik lokal.

Komuna e Rahovecit ka  uruar të gjithë bujqit dhe vreshtarët për një sezon të mbarë, duke riafirmuar angazhimin për të mbështetur sektorin e bujqësisë si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës.