Raketa patriot në Ukrainë/ Trump takon Zelensky në samitin e NATO

Donald Trump nuk përjashtoi mundësinë që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë raketa Patriot në Ukrainë. Në një një konfereencë për mediat në Hagë, presidentit amerikan iu drejtua pyetje edhe nga një gazetare ukrainase. Gazetarja i tregoi Trump se bashjkëshorti I saj është në luftë, teksa ajo qëndron në Varshavë bashkë me fëmijët.  “Është një situatë [...]Read More...

Raketa patriot në Ukrainë/ Trump takon Zelensky në samitin e NATO

Donald Trump nuk përjashtoi mundësinë që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë raketa Patriot në Ukrainë.

Në një një konfereencë për mediat në Hagë, presidentit amerikan iu drejtua pyetje edhe nga një gazetare ukrainase. Gazetarja i tregoi Trump se bashjkëshorti I saj është në luftë, teksa ajo qëndron në Varshavë bashkë me fëmijët.

 “Është një situatë e vështirë, apo jo”, tha Trump, teksa iu përgjigj pyetjes në lidhje me sistemet Patriot.

“Do të shohim nëse mund t’i vëmë në dispozicion disa sisteme Patriot. Janë shumë të vështira për t’u siguruar. Edhe ne kemi nevojë për to. Po I dërgojmë edhe Izraelit dhe janë shumë efektive. Ukrainasit i duan më shumë se çdo gjë tjetër”

Shtetet e Bashkuara filluan të dërgonin sisteme Patriot në Ukrainë gjatë presidencës së Joe Biden. Dërgimi I armëve në Ukrainë ishte kritikuar shpesh nga Trump që prej kur ai mori detyrën si president.

Deklarata e Trump erdhi pas një takimi të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky I fundit tha se diskutoi me Trump për arritjen e një armëpushimi dhe për mbrojtjen e popullit ukrainas. Ndërkohë presidenti amerikan theksoi gjatë konferencës se shpreson që të zgjidhet çështja e Ukrainës dhe Rusisë.

Trump shprehu bindjen e tij se Vladimir Putin do që t’I japë fund luftës dhe shprehu befasinë e tij, që konflikti nuk u zgjidh më shpejt. / abcnews.al