Raketat ruse mund të godasin Europën/ Rutte: Putin dhe Rusia, armiku ynë i përbashkët
Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm I NATO-s ka paralajmëruar se raketat e avancuara të Rusisë me rreze të gjatë veprimi përbëjnë një kërcënim të drejpërdrejt për qytetet krysore europiane. Në një intervistë për mediat Italiane , Kreu I Aleancës Veri Atlantike deklaroi se raketat hipersonike ruse mund të godasin Romën, Amsterdamin apo edhe Londrën me [...]Read More...

Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm I NATO-s ka paralajmëruar se raketat e avancuara të Rusisë me rreze të gjatë veprimi përbëjnë një kërcënim të drejpërdrejt për qytetet krysore europiane. Në një intervistë për mediat Italiane , Kreu I Aleancës Veri Atlantike deklaroi se raketat hipersonike ruse mund të godasin Romën, Amsterdamin apo edhe Londrën me pesëfishin e shpejtësisë së zërit.
“Jemi të gjithë në rrezik. Nuk është vetëm kufiri lindor i Aleancës, si Estonia, Polonia apo Rumania, por edhe Italia, Holanda apo Mbreteria e Bashkuar. Prandaj duhet të jemi tepër të kujdesshëm me Putinin, i cili është tashmë kundërshtari ynë kryesor dhe kërcënimi më i madh në planin afatgjatë.”
Presidenti Rus Vladimir Putin ka minimizuar deklaratat e Lidereve Europiane qe thone se Moska kerkon lufte me Perendimin duke thene se keto shtete duhet te ndalen dhe te merren me problemet e tyre reale.
Megjithate Presidenti Rus paralajmeroi se Moska nuk do te qendroje duarkryq perballe militarizimit agresiv te Europes. Kreu I Shtetit Rus tha te enjen se eshte NATO ajo qe me veprimet e fundit po kërkon një luftë të drejpërdrejt me Kremlinin.
Putin deklaroi se vendi I tij ka ushtrine më të madhe në Botë ndërsa minimizoi deklaratat e Presidenti Amerikan Donald Trump se Rusia ishte një tiger prej letre duke thënë se kjo ishte thjesht një Ironi, pasi nëse Rusia do të ishte një tiger prej letre atëherë kështu do të ishte edhe NATO. Tensionet janë përshkallëzuar në javët e fundit me Rusinë e cila ka nisur një luftë Hibride ndaj Europës Lindore duke shkelur hapësirën ajrore të disa vendeve me dronët e saj./abcnews.al