Raporti i Odës Ekonomike RMV: Sektori publik korrupton privatin, kërkohen para për “shërbime” deri në 100 mijë euro

Shqetësuese janë të dhënat e bazuara në përgjigjet e 138 kompanive private të Maqedonisë së Veriut që punojnë në 48 aktivitete, dhe në raport me përvojën që kanë pasur me korrupsionin në vend. Sondazhi i bërë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut (OEMV) në kuadër të projektit “Qytetarët kundër korrupsionit”, i prezantuar në një […]

Raporti i Odës Ekonomike RMV: Sektori publik korrupton privatin, kërkohen para për “shërbime” deri në 100 mijë euro

Shqetësuese janë të dhënat e bazuara në përgjigjet e 138 kompanive private të Maqedonisë së Veriut që punojnë në 48 aktivitete, dhe në raport me përvojën që kanë pasur me korrupsionin në vend. Sondazhi i bërë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut (OEMV) në kuadër të projektit “Qytetarët kundër korrupsionit”, i prezantuar në një konferencë për media nga Zoran Jovanovski, tregon se kompanitë e mëdha, të mesme dhe të vogla janë përballur me korrupsion në një moment të caktuar gjatë punës së tyre, transmeton Portalb.mk. 

Në hulumtimin e kryer në mars të këtij viti, për çështjet që kanë të bëjnë me punën e kompanive në vitin 2023, nga 138 kompani, 83.3% e lartë besojnë se korrupsioni është një ndër tre problemet më të mëdha në vend.

Pyetjes se “A janë përballur kompanitë me kërkesa korruptive nga sektori publik në vitin 2023?”, janë përgjigjur 83 kompani, prej të cilave më shumë se gjysma (53%) janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 47% e tyre janë përgjigjur se nuk janë përballur me të tilla kërkesa.

Të pyetur se në cilin nivel në sektorin publik kanë hasur më shpesh korrupsion, rreth 78% janë përgjigjur se kjo ka ndodhur gjatë punës me pushtetin qendror, ndërsa 22% kur punojnë me pushtetin lokal.

Nga ata që janë përballur me kërkesa korruptive, përgjigjet më të shpeshta janë se ka ndodhur në një procedurë për të marrë një lloj miratimi apo leje, por kompanitë kanë përjetuar kërkesa korruptive edhe në situata të mbikëqyrjes inspektuese, procedurës doganore apo procedurës së tenderit. Vlen të përmendet se kompanitë nga sektori privat në përgjigjet e tyre kanë deklaruar se janë përballur me kërkesa korruptive gjatë procedurave tatimore, gjyqësore, kadastrale e të tjera. E vetmja gjë është se asnjë kompani e vetme nuk është përballur me një problem të tillë gjatë procedurave të auditimit dhe gjatë procedurës në prokurori.

Nga 53% e kompanive që janë përballur me kërkesa korruptive, deri në 61% kanë pasur një përvojë të tillë nga dy deri në pesë herë, dhe 20% vetëm një herë. Më shpesh janë kërkuar para, dhurata dhe shërbime, por ka edhe disa shembuj me kërkesa për punësim apo avancim të dikujt, si dhe kërkesa për donacion për një parti politike. Ajo që mund të theksohet është se në mbizotëron metoda e pretendimit indirekte, gjegjësisht janë informuar se prej tyre pritet një kthim i caktuar.

Duke analizuar se sa mjete janë kërkuar nga kompanitë e sektorit privat që janë përballur me korrupsion, 51.2% janë kërkuar nga 1000 deri në 10.000 euro, por pesë kompani janë përgjigjur në pyetësor se janë përballur me kërkesa për më shumë se 100.000 euro. Kur bëhet fjalë për tenderët publikë, zakonisht kërkohej 6-10% e shumës totale të tenderit.

Dhe si iu përgjigjën kompanitë kërkesave korruptive. Në 31 nga gjithsej 51 përgjigje rezulton se kompanitë nuk kanë marrë asgjë dhe në gjashtë përgjigje është vërtetuar se “është normale të japësh diçka”. Vetëm katër përgjigje nga 51 gjithsej i referohen faktit se pas një kërkese për korrupsion është raportuar tek eprori në sektorin publik.

Duke pasur parasysh se pyetësori më së shumti është përgjigjur nga udhëheqësit, gjegjësisht menaxhmenti i kompanive, mund të konstatohet se ata nuk besojnë se raportet e tyre për korrupsion do të kishin efekt, por shpeshherë kanë frikë nga pasoja negative për biznesin e tyre.