Prokuroria nisi hetim, një i dënuar në Idrizovë rrahu për vdekje një të dënuar tjetër

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale – Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “I dyshuari, i dënuar me burg në Burgun e Idrizovës – Shkup, më 31 maj ka […]

Prokuroria nisi hetim, një i dënuar në Idrizovë rrahu për vdekje një të dënuar tjetër

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale – Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“I dyshuari, i dënuar me burg në Burgun e Idrizovës – Shkup, më 31 maj ka lënduar rëndë një të dënuar tjetër. Ai e ka sulmuar fizikisht në burg me grushte dhe shkelma dhe viktima ka ndërruar jetë më 22 qershor nga plagët e rënda që ka marrë”, thonë nga Prokuroria Publike.

Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë se i dyshuari do ta pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe ekziston rreziku që ta përsërisë veprën penale, prokurori publik i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit.