Raporti me Tarën, Eronita ka vetëm dy fjalë për këtë

Raporti me Tarën, Eronita ka vetëm dy fjalë për këtë

Këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij, Eronita, po përjetojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre. Pasi kurorëzuan dashurinë me martesë në fillim të këtij viti, çifti është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë.

Teksa ndan vazhdimisht momente nga përditshmëria e saj, Eronita së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram përmes rubrikës së pyetjeve. Mes komenteve dhe kuriozitetit të shumtë, një prej ndjekësve e ka pyetur drejtpërdrejt për marrëdhënien që ka me vajzën e partnerit të saj: “Si e ke raportin me vajzën e Blerimit?!”

Nuk ka munguar një përgjigje shumë e sinqertë dhe e bukur nga ana e saj. Eronita ka shkruar në anglisht: “Ajo është gjithashtu princesha ime e vogël”, duke e shoqëruar me emoji plot dashuri. Kjo përgjigje tregon qartë raportin e shkëlqyer që ajo ka ndërtuar me vajzën e këngëtarit.

Fjalët e Eronitës konfirmojnë se harmonia mbizotëron në familjen e tyre të gjerë, e cila tashmë është gati të festojë ardhjen e djalit, duke e bërë Tarën një motër të madhe.

Burimi i lajmit:lajmpress.org
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.