Enis Redzepi shkëlqen me Stuttgart U-19, shënon 12 gola në 7 ndeshje

Enis Redzepi shkëlqen me Stuttgart U-19, shënon 12 gola në 7 ndeshje

Enis Redzepi po zhvillon një start mbresëlënës të sezonit me ekipin U-19 të Stuttgartit, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më efikasë të skuadrës, transmeton albinfo.ch.

Redzepi ka realizuar 12 gola në vetëm shtatë ndeshje, duke regjistruar paraqitje veçanërisht të spikatura në përballjet ndaj Bayern Munich U-19 dhe Viking FK në UEFA Youth League.

Në ndeshjen ndaj Bayern Munich U-19, sulmuesi shënoi pesë gola, ndërsa ndaj Viking FK realizoi tre gola në kuadër të UEFA Youth League.

Forma e tij e jashtëzakonshme ka nxitur diskutime edhe rreth përfaqësimit të tij me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë, pasi paraqitjet me Stuttgartin po tregojnë një potencial të madh ofensiv.

Tashmë vëmendja është te trajneri i Kombëtares U-19, Jasir Asani, dhe nëse Redzepi do të marrë një mundësi për të dëshmuar veten edhe në nivel ndërkombëtar me fanellën kuqezi./Albinfo.ch 

The post Enis Redzepi shkëlqen me Stuttgart U-19, shënon 12 gola në 7 ndeshje appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.