Refki Morina: 11 Shtatori është një plagë e përhershme në kujtesën e njerëzimit

Ish-profesori në Fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Refki Morina, ka kujtuar sot përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, duke i cilësuar ato si një nga ngjarjet më të errëta në historinë moderne. Morina theksoi se kjo ngjarje tronditi jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por të gjithë botën demokratike, duke marrë mijëra

Refki Morina: 11 Shtatori është një plagë e përhershme në kujtesën e njerëzimit

Ish-profesori në Fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Refki Morina, ka kujtuar sot përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, duke i cilësuar ato si një nga ngjarjet më të errëta në historinë moderne.

Morina theksoi se kjo ngjarje tronditi jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por të gjithë botën demokratike, duke marrë mijëra jetë të pafajshme dhe duke lënë plagë të thella në kujtesën e njerëzimit.

Ai u shpreh se përvjetori i kësaj tragjedie duhet të shërbejë si një kujtesë për rreziqet e terrorizmit dhe njëherësh si një thirrje për unitet dhe mbrojtje të përbashkët të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë.

Postimi i tij i plotë: 

11 Shtatori mbetet një nga ditët më të errëta në historinë moderne, një ngjarje që tronditi jo vetëm Amerikën, por mbarë botën demokratike. Sulmet terroriste të vitit 2001 morën mijëra jetë të pafajshme dhe lanë plagë të thella në kujtesën e njerëzimit.

Sot, në këtë përvjetor, kujtojmë viktimat, solidarizohemi me miqtë tanë amerikanë dhe riafirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për liri, paqe dhe demokraci. /Gazeta10/