Rei Manaj rrëfen dy momentet më trishtuese të karrierës së tij

Rei Manaj rrëfen dy momentet më trishtuese të karrierës së tij

Emisioni “Opinion” mbrëmjen e kësaj të mërkure, 25 mars, ndalet te ngjarja më e rëndësishme e Kombëtares sonë të futbollit.

Kuqezinjë janë një hap drejt rrugës së ëndrrës së madhe për Botërorin 2026. Ditën e nesërme, 26 mars, do të zhvillohet në stadiumin e Varshavës ndeshja Poloni-Shqipëri.

Gazetari Blendi Fevziu ndodhet brenda stadiumit, duke dhënë një përmbledhje të gjithë atmosferës atje, “Opinion” ndalet edhe rrugëtimi i kombëtares shqiptare.

Një nga ndeshjet më të rëndësishme për Shqipërinë janë ato me Serbinë. Në njërën prej tyre Rei Manaj humbi penalltinë në Tiranë, të cilën ai e shleu në Leskovac ku bëri golin më të rëndësishme të karrierës së tij. Për “Opinion”  kthehet pas në kohë dhe ndan emocionet.

Blendi Fevziu: Të falenderoj shumë për kohën dhe të kam sjellë ndoshta në pikën më të keqe që mban mend ti në karrierën tënde.

Rei Manaj: Ishte moment që na dha dhe forcën që shkuam më pas në Serbi dhe dhamë fitoren dhe shënuam golin.

Blendi Fevziu: Në atë kohë mua më kanë thënë që t’i ke qenë i jashtëzakonshëm në penallti, të gjitha gjuajtjet i ke pasur gol.

Rei Manaj: Tani statistikat në futboll janë shumë të rëndësishme. Nganjëherë mund të humbasësh edhe penallti, por gjëja kryesore është se si ringrihesha në atë moment.

Blendi Fevziu: A ishte shumë tronditës ai momenti i parë? Më thanë që ti nuk iu përgjigje askujt në telefon, Sylvinho më ka thënë që ti për një periudhë të gjatë kohe ke qenë i mërzitur.

Rei Manaj: Isha mërzitur më shumë për familjen sepse ishin mbledhur të gjithë te motra që ishte shtatzënë dhe absolutisht për tifozët dhe gjithë Shqipërinë.

Blendi Fevziu: Dhe nga penalltia këtu një metër më tutje… Nuk e di vetëm Zoti mund të ta sjellë që të shlyesh penalltinë ekzaktësisht kundër Serbisë dhe në fitoren e parë të Shqipërisë në Serbi. Atë  moment e prisje që do të të vinte, apo thjesht godite?

Rei Manaj: Kush Gjimshiti ka pritur topin i thashë Ajetit lëre se isha pozicionuar më mirë, pastaj për fat të mirë Ajeti e priti dhe e ngriti topin në ajër, kisha arbitrin afër dhe nuk shikoja shumë mirë dhe thashë me vete “do gjuaj me të parën”, por më pas gjuajta diagonal sepse nuk e shihja portierin.