Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë

Këngëtari Renis Gjoka ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment të veçantë dhe tepër të ndjerë nga jeta e tij personale. Përmes një postimi në Instagram, ai ka publikuar një foto ku shfaqen tre fëmijët e tij, përfshirë foshnjën e sapolindur, që mbahet me kujdes dhe dashuri nga dy motrat më […]

Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë

Këngëtari Renis Gjoka ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment të veçantë dhe tepër të ndjerë nga jeta e tij personale.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka publikuar një foto ku shfaqen tre fëmijët e tij, përfshirë foshnjën e sapolindur, që mbahet me kujdes dhe dashuri nga dy motrat më të mëdha.

Në përshkrimin e fotos, Gjoka ka zgjedhur fjalë të thjeshta, por plot emocion, për të njoftuar ardhjen në jetë të djalit të tij të vogël:

“Mirë se erdhe, shoku im i vogël, në këtë udhëtim përmes dritës dhe hijes. Do jem këtu për të të ndihmuar të ecësh nëpër të gjitha sfidat. Zoti të bekoftë.”

Ky është fëmija i tretë për këngëtarin, i cili rrallë ndan detaje nga jeta e tij familjare, por këtë herë ka zgjedhur të ndajë një copëz intime me ndjekësit e tij, duke përcjellë një mesazh përkujdesjeje, përkushtimi dhe bekimi atëror.