Reperi Gjiko lirohet nga akuza për dhunimin e një të miture
Këngëtari i njohur kosovar, Asdren Gjikolli, Gjiko është liruar nga akuzat për dhunimin e një të mitur si dhe për armëmbajtje pa leje. Lajmin për këtë e ka dhënë avokati i tij, Kujtim Kërveshi përmes një postimi në Facebook. Ai ka thënë se Gjiko gjatë procesit të mbyllur gjyqësor është përballë me një situatë të…

Lajmin për këtë e ka dhënë avokati i tij, Kujtim Kërveshi përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se Gjiko gjatë procesit të mbyllur gjyqësor është përballë me një situatë të paqenë dhe me të është përballur me kokën lartë dhe me pastërtinë e tij të plotë, shkruan
“Gjykata ka qenë maksimalisht e kujdesshme në vlerësimin e çështjes, dhe ka sjellë një aktgjykim meritor që jemi të bindur se do ta përballoj çdo ankimim ne gjykimin e kësaj çështje në shkallë të tjera të gjyqësorit! Duke qenë se gjykimi ka qenë i mbyllur, rezervohem të jap çfarëdo informacioni që diskrediton detyrën e avokatit apo sistemin tonë të drejtësisë meqë gjykimi ka qenë i mbyllur! Ashtu siç kam deklaruar nga fillimi, Gjiko ka hyrë i pa fajshëm dhe doli i pafajshëm dhe i pastër si loti! Falënderoj ekipin e shoqërisë së avokatisë Kërveshi & Partners Law Firm për pergatitjet e jashtëzakonshme profesionale që kemi bërë në këtë rast!”, ka thënë avokati i tij, Kujtim Kërveshi.
Në lidhje me këtë rast, ka dërguar pyetje tek Gjykata Themelore në Prishtinë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /
Postimi i plotë i avokatit Kërveshi: