Republika Çeke miraton blerjen e 44 tankeve Leopard nga Gjermania
Qeveria çeke ka miratuar blerjen prej 1.4 miliard eurosh të 44 tankeve luftarake Leopard 2A8 nga Gjermania, si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar ushtrinë e saj. Zhvillimi vjen pas mbështetjes së marrëveshjes nga ministria e mbrojtjes muajin e kaluar. Duke folur të mërkurën, ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Çernochova konfirmoi se tanket, të cilat [...]Read More...

Qeveria çeke ka miratuar blerjen prej 1.4 miliard eurosh të 44 tankeve luftarake Leopard 2A8 nga Gjermania, si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar ushtrinë e saj.
Zhvillimi vjen pas mbështetjes së marrëveshjes nga ministria e mbrojtjes muajin e kaluar.
Duke folur të mërkurën, ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Çernochova konfirmoi se tanket, të cilat pritet të dorëzohen midis viteve 2028 dhe 2031, do të kushtojnë 34 miliardë korona (1.4 miliard euro).Republika Çeke gjithashtu ka mundësinë të blejë 14 tanke të tjerë në një datë të mëvonshme.
“Tanket janë një pjesë thelbësore e një brigade të rëndë”, tha Çernochová të mërkurën pasi qeveria miratoi blerjen.
Sipas një marrëveshjeje të veçantë, vendi, i cili ra dakord vitin e kaluar të blinte deri në 77 tanke Leopard nga Gjermania dhe vende të tjera, është gjithashtu në diskutime për të blerë 19 versione të specializuara 2A8.