Republikania djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas

Kandidatja republikane për Kongresin amerikan, Valentina Gomez, ka shkaktuar zemërim pasi publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihet duke djegur një kopje të librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranin. Në video, ajo kishte bashkëngjitur përshkrimin “do ta përfundoj islamin në Teksas, kështu më ndihmoftë Zoti”. Videoja është dënuar gjerësisht nga grupet për mbrojtjen e […]

Republikania djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas

Kandidatja republikane për Kongresin amerikan, Valentina Gomez, ka shkaktuar zemërim pasi publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihet duke djegur një kopje të librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

Në video, ajo kishte bashkëngjitur përshkrimin “do ta përfundoj islamin në Teksas, kështu më ndihmoftë Zoti”.

Videoja është dënuar gjerësisht nga grupet për mbrojtjen e myslimanëve, liderë politikë dhe përdorues të internetit.

Kjo nuk është hera e parë që Gomez kritikohet për sjelljen e saj. Në maj të vitit 2025, ajo hyri në skenën e një tubimi qytetar të myslimanëve, ua mori mikrofonin dhe filloi të ofendonte islamin.

Në dhjetor të vitit 2024, ajo publikoi një video ku paraqitej një ekzekutim i rremë i një emigranti dhe bëri thirrje për “ekzekutime publike” të emigrantëve pa dokumente që kanë kryer krime të dhunshme.

Përndryshe, Gomez ka lindur në Medelin, Kolumbi, dhe u shpërngul në SHBA në vitin 2009.

Ajo kandidoi vitin e kaluar për postin e sekretarit të shtetit në Missouri dhe përfundoi e gjashta nga kandidatët republikanë, duke marrë vetëm 7.4 për qind të votave.