Restoranti kult në Cyrih mbyllet përgjithmonë pas më shumë se 60 vjetësh

Mbyllet Silberkugel në Cyrih pas 61 vitesh The post Restoranti kult në Cyrih mbyllet përgjithmonë pas më shumë se 60 vjetësh appeared first on Albinfo.

Restoranti kult në Cyrih mbyllet përgjithmonë pas më shumë se 60 vjetësh

Sot në mesditë, Silberkugel në Bleicherweg, Cyrih shërben hamburgerët e fundit. Pas 61 vitesh, restoranti legjendar i ushqimit të shpejtë mbyll dyert përgjithmonë, përcjell albinfo.ch.

I hapur që nga viti 1963, ky ishte një nga pionierët e fast food-it në Zvicër, shumë kohë përpara se të vinte McDonald’s. Me kalimin e viteve, rrjeti u zvogëlua, dhe tashmë vetëm një degë mbetet aktive – në Zurich-Oerlikon.

Në gusht, u largua edhe punonjësja më e vjetër, Maria Huber, pas 43 vitesh punë.

Edhe Cindy’s Diner mbyllet

Po ashtu, Cindy’s Diner në Wädenswil u mbyll në fund të gushtit. Në vend të saj do të hapet një Burger King, duke i dhënë fund edhe një pjesë tjetër të nostalgjisë gastronomike zvicerane.

The post Restoranti kult në Cyrih mbyllet përgjithmonë pas më shumë se 60 vjetësh appeared first on Albinfo.