Bebe Rexha solidarizohet me protestuesit në Shqipëri: Gjenerata e re është e ardhmja

Bebe Rexha solidarizohet me protestuesit në Shqipëri: Gjenerata e re është e ardhmja

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha është solidarizuar me protestuesit në Shqipëri.

Ajo ka ndarë në një “story” në Instagram një video-kolazh me pamjet nga protesta, që e vë theksin te dhuna që e ka shoqëruar gjatë javës së fundit.

Mesazhi thotë se brezi i ri është e ardhmja e vendit, dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet.

Më herët, edhe personazhe të tjerë publikë kanë reaguar për protestën, duke theksuar nevojën për minimalizimin e dhunës si nga policia por edhe nga protestuesit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.