Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë

Reshjet e dëborës janë rikthyer në Korçë. Në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë janë regjistruar reshje të lehta dëbore.

Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit. Firma kontraktore ka ndërhyrë me pastrimin.

Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në segmentin e prekur.