Rikthehet Kimmel për lirinë e fjalës/ Prezantuesi i Abc News: Trump nuk mund të kontrollojë çfarë themi në TV

Jimmy Kimmel u rikthye në transmetim mbrëmjen e së martës, pasi emisioni I tij në televizionin ABC u pezullua për një javë, për shkak të komenteve për vdekjen e Charlie Kirk. Në një monolog të gjatë, emocional Kimmel u përqendrua te sulmi që po I bëhet fjalës së lirë në Shtetet e Bashkuara, por edhe [...]Read More...

Rikthehet Kimmel për lirinë e fjalës/ Prezantuesi i Abc News: Trump nuk mund të kontrollojë çfarë themi në TV

Jimmy Kimmel u rikthye në transmetim mbrëmjen e së martës, pasi emisioni I tij në televizionin ABC u pezullua për një javë, për shkak të komenteve për vdekjen e Charlie Kirk. Në një monolog të gjatë, emocional Kimmel u përqendrua te sulmi që po I bëhet fjalës së lirë në Shtetet e Bashkuara, por edhe te deklaratat që çuan në pezullimin e tij.

I përlotur, ai tha se qëllimi I tij nuk ishte të ta trajtonte vrasjen e Kirk si diçka joserioze apo të parëndësishme. Kimmel mori si shembull bashkëshorten e aktivistit konservator, Erika Kirk, e cila e fali vrasësin, dhe tha se u prek thellësisht nga një akt I tillë.

“Ajo e fali. Ky është një shembull që duhet ta ndjekim. Një akt vetëmohues mirësie që më preku thellë. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im ta trajtoj si të parëndësishme vrasjen e një të riu. As nuk ishte qëllimi im të fajësoja ndonjë grup specifik për veprimet e atij që… ishte padyshim një individ thellësisht problematik”.

Prezantesi i njohur u ndal edhe tek çështja më e rëndësishme që ka shqetësuar amerikanët javër e fundit: liria e fjalës. Teksa kritikoi vetë televizionin ABC për ndërprerjen e emisionit të tij, duke e cilësuar jo të ligjshme dhe anti-amerikane, Kimmel dërgoi mesazhe edhe për Trump.

“Nuk mund ta lejojmë qeverinë tonë të kontrollojë atë që mund dhe nuk mund të themi në televizion. Presidenti Trump ka qenë shumë i qartë se dëshiron që unë dhe qindra njerëz të humbasim vendet e punës. Presidenti ynë po gëzohet për humbjen e të ardhurave të amerikanëve sepse ai vetë nuk e pranon dot një shaka”.

Dhe komenti I Donald Trump nuk mungoi. Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan përsëriti se Kimmel është i patalentuar dhe nuk ka audiencë. Ai la të kuptohej se nuk do të ndalet me kaq dhe do të ndërmarrë veprime të mëtejshme ndaj ABC dhe ndaj vetë Kimmel, për të cilin tha se bën fushatë për demokratët./abcnews.al