Rikthehet përkohësisht kontrolli i dyfishtë në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar rënie teknike, duke shkaktuar pezullim të përkohshëm të hyrjes së automjeteve në këtë shtet. Sipas njoftimit, autoritetet maqedonase janë duke regjistruar udhëtarët në mënyrë manuale, ndërkohë që është rivendosur kontrolli i dyfishtë kufitar, çka ka […] The post Rikthehet përkohësisht kontrolli i dyfishtë në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on Albinfo.

Rikthehet përkohësisht kontrolli i dyfishtë në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar rënie teknike, duke shkaktuar pezullim të përkohshëm të hyrjes së automjeteve në këtë shtet.

Sipas njoftimit, autoritetet maqedonase janë duke regjistruar udhëtarët në mënyrë manuale, ndërkohë që është rivendosur kontrolli i dyfishtë kufitar, çka ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje të gjata në pikat kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut, transmeton albinfo.ch.

“Tani kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe derisa të kthehet sistemi kufitar i RMV-së, është kthyer kontrolli i dyfishtë”, thuhet në njoftim.

The post Rikthehet përkohësisht kontrolli i dyfishtë në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on Albinfo.