Rikthehet Rina, thyen heshtjen me një mesazh
Pas një heshtjeje të gjatë dhe largimit nga rrjetet sociale, blogerja e njohur Rina Maloku është rikthyer me një mesazh plot forcë. Muaj pas humbjes së partnerit të saj, dizajnerit Festim Isufi, Rina duket se ka gjetur fuqinë për të nisur një kapitull të ri. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka shpërndarë fjalët: “Sado […]


Pas një heshtjeje të gjatë dhe largimit nga rrjetet sociale, blogerja e njohur Rina Maloku është rikthyer me një mesazh plot forcë.
Muaj pas humbjes së partnerit të saj, dizajnerit Festim Isufi, Rina duket se ka gjetur fuqinë për të nisur një kapitull të ri. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka shpërndarë fjalët: “Sado e fortë të jetë era, mali nuk dorëzohet.”
Por syrit të ndjekësve nuk u shpëtoi edhe një detaj. Rina ka bërë edhe një pastrim në profilin e saj, duke fshirë fotografitë e përbashkëta me Festimin, gjë që sinjalizon gatishmërinë e saj për të ecur përpara pavarësisht dhimbjes.

