Rinor Kastrati diplomon në Londër, ngre flamurin shqiptar me krenari
Rinor Kastrati diplomon në një nga universitetet më prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar The post Rinor Kastrati diplomon në Londër, ngre flamurin shqiptar me krenari appeared first on Albinfo.

Kompozitori i njohur Rinor Kastrati, me origjinë nga Peja dhe i lindur në Gjermani, ka diplomuar me sukses në Regent’s University London, një nga universitetet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton albinfo.ch.
Në një ceremoni madhështore të mbushur me emocion dhe solemnitet, Kastrati përfundoi studimet master në Fakultetin e Biznesit dhe Menaxhimit, me temën e diplomës: “Luxury Brand Management”.
I njohur gjithashtu si vëllai i këngëtares së suksesshme Donna Dafi, Rinori tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me një gjest simbolik dhe mbresëlënës: gjatë momentit të diplomimit, ai u paraqit duke mbajtur flamurin kombëtar shqiptar, krahas flamurit të Nigerisë, vendlindja e nënës së tij dhe flamurit të Gjermanisë, vendi ku është lindur dhe rritur.
Ky akt që përfaqësonte identitetin e tij të shumëfishtë kulturor u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit dhe u vlerësua si një shprehje e fortë e krenarisë dhe përkatësisë.
Ceremonia u mbyll me urime të ngrohta nga familjarë, miq dhe të ftuar të shumtë, të cilët e shoqëruan Rinorin në këtë moment të rëndësishëm të jetës së tij personale dhe profesionale.
Regent’s University London është i njohur për standardet e tij të larta akademike dhe për frymën ndërkombëtare që kultivon tek studentët nga mbarë bota. /Albinfo.ch
The post Rinor Kastrati diplomon në Londër, ngre flamurin shqiptar me krenari appeared first on Albinfo.