Riola Xhemaili shpëton Zvicrën me golin vendimtar, e dërgon në çerekfinale në sekondat e fundit
Kombëtarja e Zvicrës ia doli të siguronte një barazim ndaj Finlandës (1-1) falë një goli të Riola Xhemailit në minutën e 90’+2. Finlanda kaloi e para në epërsi me penalltinë e N. Kuikka në minutën e 79-të, por Zvicra nuk u dorëzua. Xhemaili u fut në lojë në minutën e 81-të dhe realizoi golin e […] The post Riola Xhemaili shpëton Zvicrën me golin vendimtar, e dërgon në çerekfinale në sekondat e fundit appeared first on Albinfo.

Kombëtarja e Zvicrës ia doli të siguronte një barazim ndaj Finlandës (1-1) falë një goli të Riola Xhemailit në minutën e 90’+2. Finlanda kaloi e para në epërsi me penalltinë e N. Kuikka në minutën e 79-të, por Zvicra nuk u dorëzua.
Xhemaili u fut në lojë në minutën e 81-të dhe realizoi golin e barazimit në kohën shtesë, duke dërguar Zvixrën në çerekfinale për herë të parë. Ky ishte një moment kyç për ekipin e trajnerit Pia Sundhage, që i duhej minimumi një pikë për të siguruar vendin e dytë në Grupin A.
Rezultati përfundimtar:
Finlanda 1-1 Zvicra
79′ N. Kuikka (penallti)
90’+2 R. Xhemaili
(KEYSTONE/Martial Trezzini
The post Riola Xhemaili shpëton Zvicrën me golin vendimtar, e dërgon në çerekfinale në sekondat e fundit appeared first on Albinfo.