Riola Xhemaili vendos në fitoren e PSV Eindhoven dhe kualifikimin në raundin tjetër
Kthimi spektakolar i Eindhoven, Xhemaili shënon golin që vulosi avancimin The post Riola Xhemaili vendos në fitoren e PSV Eindhoven dhe kualifikimin në raundin tjetër appeared first on Albinfo.

PSV Eindhoven arriti të kualifikohet për raundin tjetër të Kupës së Evropës pas një kthimi spektakolar ndaj Rosenborg nga Norvegjia, transmeton albinfo.ch.
Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, skuadra holandeze fitoi 4-0 në transfertën e saj, duke siguruar kalimin në fazën tjetër.
Lojtarja e kombëtares së Zvicrës, Riola Xhemaili, luajti një rol kyç, duke shënuar një nga golat vendimtarë që vulosi fitoren dhe avancimin e PSV-së.
Shorti për raundin e dytë kualifikues do të zhvillohet të premten, ku skuadra holandeze do të mësojë kundërshtarin e rradhës. /Albinfo.ch
The post Riola Xhemaili vendos në fitoren e PSV Eindhoven dhe kualifikimin në raundin tjetër appeared first on Albinfo.